Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, bën të ditur se, buxheti i shtuar i qeverisë, në masën 400 000 000 lekë për Skemën Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi 2020, do t’i bashkangjitet fondit të mëparshëm, prej 743,900,000 lekësh, duke shtuar ndjeshëm financimin, në një pjesë të madhe të aplikantëve që kualifikohen dhe që
s’kanë mangësi në kriteret e përcaktuara më parë.
Në sajë të Akti Normativ, për financimin shtesë, AZHBR ka bërë përditësimin e listës së aplikimeve të kualifikuara, së bashku me vijën e financimit.
“Njoftimi mbi përditësimin e numrit rendor për Listat e Aplikimeve të Kualifikuara, gjendet në faqen zyrtare: www.azhbr.gov.al, për secilën masë mbështetëse të financuar nga Programi Kombëtar, viti 2020″,
Gjithashtu AGROPIKAT janë në gadishmëri për dhënie informacioni të aplikantëve të cilët janë brenda vijës së financimit”- njofton AZHBR.
Afati i dorëzimit të dokumenteve shtesë për aplikantët që ndodhen mbi vijën e financimit është deri më datë 30.07.2020. Dorëzimi përtej këtij afati do të rezultojë me skualifikim të aplikimit.
AZHBR bën të ditur se, për aplikantët që ndodhen mbi vijën e financimit që në fazën e parë dhe kanë mungesë dokumentacioni, duhet t’i dorëzojnë ato deri nesër, datë 17.07.2020. Dorëzimi i tyre përtej kësaj date sjell skualifikim të aplikantit fitues.