Drejtoresha e Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, Frida Krifca ishte sot në Çarshovë të Përmetit ku Sotira, 72-vjeçarja plot jetë e me pasionin e madh për vreshtarinë, vijon t’i përkushtohet prodhimit dhe tregtimit të rrushit, duke dëshmuar shembullin e një jete të bukur, mbushur me përkushtimin për punën dhe tokën.

Sotira dhe bashkëshkorti i saj kanë përfituar për tre vite rresht mbështetje financiare nga Skema Kombëtare e AZHBR, përfshirë edhe investimin për sistemin e vaditjes me pika.

Vreshta shtrihet në një hapësirë prej 1.5 ha dhe Sotira shprehet se se mbështetja që mori nga AZHBR e ka ndihmuar shumë për ujitjen dhe rritjen e prodhimit.

Ajo shprehet se do të kërkojë prapë mbështetjen e AZHBR-së për blerjen e një zetori që i duhet për punën në vreshta.

“Këtë vit kemi mbështetur një shifër shumë të lartë fermerësh që kanë aplikuar për mjetet bujqësore përmes programit IPARD, masa 1. Në thirrjen e radhës të investimeve në fermë ju sugjeroj të aplikoni për masën numër 1”, informoi Krifca.