Ambasadori i BE-së në Shqipëri Luigi Soreca ishte të mërkurën në Belsh për t’u takuar me kryetarin e bashkisë Arif Tafani dhe përfaqësues të bizneseve që kanë përfituar nga rrugët lokale të rindërtuara me fonde të Bashkimit Evropian. Zyra e delegacionit të BE-së në Tiranë ka postuar fotot nga vizita ndërsa shkruan për mrekullitë e Belshit. “I njohur si qyteti i 85 liqeneve, Belshi është thesari i fshehur që pret të zbulohet nga qytetarët shqiptarë dhe turistët e huaj.
Bashkimi Evropian është i pranishëm në Belsh përmes investimeve të tij në rrugët lokale dhe Këndit të BE-së në bashki, ku qytetarët, të rinjtë, fermerët dhe bizneset mund të marrin informacione për programe të ndryshme të BE-së”.