Festat dhe klubet e natës janë akuzuar për tejkalimin e rasteve me COVID-19 në Spanjë, ndërkohë që Ministria spanjolle e Shëndetësisë thotë se që nga e premtja e kaluar janë regjistruar 4 581 raste të reja, rritja më e lartë që nga fundi i prillit. Numri i rasteve të fundjavës është dyfishuar çdo fundjavë këtë muaj duke lëvizur nga rreth 1 000 në fillim të korrikut në 2 000 në dy fundjavat e fundit.
Për momentin, vdekjet mbeten në nivelin e parashikuar, me vetëm dy vdekje të tjera të raportuara gjatë fundjavës, por vdekjet janë një tregues i vonuar i rasteve të reja. ”Rreth gjysma e më shumë se 200 shpërthimeve të koronavirusit kanë rezultuar të përhapura gjatë festiave me miqtë apo nga klubet e natës”, sipas gazetës së njohur ”La Vanguardia”. Klubet e natës konsiderohen veçanërisht të rrezikshme, pasi atje ka ventilim të dobët dhe turma, të kombinuara me mungesë maskash dhe distancim fizik. Muzika e lartë bën që njerëzit të flasin me zë të lartë, që do të thotë se e përhapin më shpejt virusin. ”Në njërën nga shpërthimet më të mëdha të Spanjës, e cila është akoma në rritje, 83 persona janë testuar pozitiv, pasi rreth 400 studentë morën pjesë në një festë në një klub nate në qytetin andaluzian të Kordobës”, sipas autoritetit lokal shëndetësor.
Të hënën, Manuel Villegas, drejtori i shëndetit publik të Murcias, njoftoi se rajoni jugor spanjoll do të ndalojë baret dhe klubet e natës, duke e quajtur jetën e natës “një nga aktivitetet më të rrezikshme në nivel lokal dhe kombëtar”. Pjesë të Katalonjës, përfshirë atë të Barcelonës, gjithashtu kanë lëvizur për të mbyllur jetën e natës, për të cilën një shoqatë lokale turistike thotë se rrezikon 37 000 vende pune. Ishulli mesdhetar i Majorkas ka mbyllur gjithashtu bare që lidhen me turizmin e pakontrolluar.
Katalonja dhe Aragona mbeten vendet më të prekura në Spanjë për momentin. Autoritetet rekomandojnë që qytetarët në disa zona, përfshirë kryeqytetet Barcelona dhe Zaragoza, të mos largohen nga qytetet dhe në vend të kësaj të qëndrojë në shtëpi. Por, bazuar nga pamjet nga rrugët, trafiku dhe numrin e njerëzve në plazhe, rekomandimet po injorohen në masë të madhe.