Rezarta Shkurta dhe Ermal Hoxha janë prindër të një vogëlusheje me emrin Hera, e cila sigurisht është e llastuara e mamit dhe e babit. Si princesha e vogël e familjes, ajo ka marrë vëmendjen e të gjithëve dhe duket se këtë dashuri që ka, s’dëshiron ta ndajë me askënd tjetër.

Madje as kur bëhet fjalë për një motër ose një vëlla. Mesa duket, Ermali dhe Rezarta mendojnë se ka ardhur momenti të zgjerojnë familjen e tyre, por për këtë “duhet t’i marrin leje” Herës. “Ta bëjë mami një bebush?”- e pyet këngëtarja të bijën, ndërsa Hera menjëherë përgjigjet që nuk është dakord, pasi fëmija mund të bëjë zhurmë natën.

“Po ti më the mua që dua një motër”- i thotë Rezarta duke qeshur të voglës, ndërsa ajo ia kthen: “Po nuk dua tani”. Bashkëbisedimi i tyre epik është për të mos u humbur!