Tamara në Malësinë e Kelmendit, një nga zonat më të bukura të Alpeve shqiptare, është kthyer vitet e fundit në një destinacion turistik. Deri para shtrirjes atje të Programit të Rilindjes Urbane, ajo çka prezantonte Tamara ishte një mrekulli natyrore, por njëherësh, dëshmi e harresës përmbi dy dekada dhe mungesës së vizionit për ta zhvilluar si të tillë.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga Tamara duke ftuar turistët vendas e të huaj ta vizitojnë atë.
“Mirëmëngjes dhe me Tamarën e hijshme dikur e braktisur e sot transformuar në një kënd mahnitës turistik nga Rilindja Urbane në Malësinë e Madhe, ju uroj një ditë të mbarë”, – shprehet Rama.
Sot, Tamara ka një shëtitore të re 5 mijë metra katrorë, është bërë rikonstruksioni i çative të shtëpive karakteristike të zonës, është bërë riveshja e fasadave të ndërtesave në qendër të fshatit, janë mbjellë pemë përgjatë shëtitores si dhe janë vendosur sistemet e ndriçimit. Sipas gojëdhanave, Tamara e ka marrë emrin nga bashkëshortja e Pashait të Shkodrës, Karamahmut Pash Bushatliut. Në nder të saj pashai ndërtoi fillimisht urën e Tamarës që i dha më vonë emrin zonës.
Malësia e Madhe ofron pamje të rralla në çdo stinë të vitit. Investimet në infrastrukturë kombinuar me investime në përmirësimin e peizazhit urban i kanë bërë disa prej njësive administrative, lehtësisht të arritshme, duke i dhënë vlerë peizazhit natyror. Kjo zonë ka potenciale për zhvillimin e sporteve dimërore, kampingje me çadra, si dhe struktura për shërbime gastronomike, të cilat janë miqësore me natyrën.
MIRËMËNGJES ? dhe me Tamarën e hijshme dikur e braktisur e sot transformuar në një kënd mahnitës turistik nga #RilindjaUrbane në Malësinë e Madhe, ju uroj një ditë të mbarë ?
Gepostet von Edi Rama am Mittwoch, 15. Juli 2020