Pas debatit që hapi mbi dy shkrimtarët e njohur Martin Camaj dhe Ernest Koliqi, Auron Tare ka reaguar ndaj deklaratave të ish-deputetit demokrat Romeo Gurakuqi, i cili është historian.Në një postim në faqen e tij në Facebook, Tare ironizon Gurakuqin dhe thotë se është në dilemë për të nisur ditën me buzën në gaz apo të shkulë flokët nga ato që dëgjon nga ata që mësojnë brezin e ri në këtë vend.
Reagimi i Tares:Te nisesh të dielën me buzën ne gaz apo të shkulësh flokët? Kjo është çështja kur dëgjon “historianë” qe mësojnë brezin e ri në këtë vend.Ernest Koliqi ishte pike referuese për perëndimin se e dinin se nga çfarë qyteti vinte.Blloku Kombëtar Indipendet, Partia me europianiste qe ka formësu Shqipëria, Parti neo konservatore e formatit britanik.Please mos qeshni, nuk është Nard Noka po është Romeo Gurakuqi me profesion historian në Universitet.
Ja çfarë thotë dokumenti i arkivit të CIA-s për disa nga këta evropianë neo konservatorë të tipit britanik të BKI.Lexojeni me poshtë se e keni ne anglisht po mos harroni rreshtin e fundit se e kuptoni mirë neokonservatorizmin britanik të Historianit Gurakuqi.Sipas këtij Raporti Nikoll Gjonmarkaj dhe Pal Mirakaj janë furnizuar në mënyrë të bollshme me të holla për tu argëtuar gjatë qëndrimit ne Beograd.