Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, u ka bërë apel qytetarëve që të shmangin shtrëngimin e duarve, si një mënyrë për të kufizuar përhapjen e koronavirusit. Me një shënim në facebook, Manastirliu kujton traditën e vjetër të shqiptarëve për të shprehur respektin ndaj mikut, me dorën në zemër dhe një tundje të lehtë të kokës, që sipas saj duhet rikthyer në këtë periudhë.
“Ne shqiptarët kemi një tradite shumë të bukur për të shprehur respektin ndaj mikut, prej kohëve të lashta. Dorën në zemër dhe një tundje e lehtë e kokës. Pse mos ta rikthejmë si traditë, për të evituar shtrëngimin e duarve, një mënyrë për të kufizuar përhapjen e virusit të rrezikshëm“, thotë Manastirliu.