Bashkimi Evropian kërkon që e njëjta frymë diaologu që solli firmosjen e marrëveshjes së 5 qershorit, të vijojë edhe për ndryshimet në kushtetutë për listat e hapura dhe propozimet shtesë për Kodin Zgjedhor që rrëzojnë ndër të tjera edhe koalicionet parazgjedhore, por njëkohësisht nënëvizon që Bashkim Europian njeh rolin e parlamentit në reformën zgjedhore.
Kryediplomati Luigi Soreca u shpreh se Bashkimi Evropian e mirëpret marrëveshjen për zgjedhoren ndërmjetësuar nga ndërkombëtarët dhe pret miratimin sa më shpejt të saj në parlament.
“Ne inkurajojmë palët të vazhdojnë dialogun me të njëjtën frymë bashkëpunuese që u tregua në marrëveshjen e 5 qershori. Ne kemi parë disa propozime shtesë për Kodin Zgjedhor, të cilat nuk janë pjesë e rekomandimit të OSBE/ODIHR. Ne e njohim rolin e parlamentit në lidhje me reformën zgjedhore”, u shpreh ambasadori i bashkimit Evropian në vendin tonë, Luigi Soreca.
Ambasadori i bashkimit Evropian, Luigi Soreca e vlerësoi sërish reformën zgjedhore, kyçe për negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në familjen evropian. “Pa këtë kusht, Shqipëria nuk mund të fillojë konferencën e parë ndërqeveritare. Ky si kusht do të përmbushet patjetër, ndaj duhet bërë patjetër”, u shpreh kryediplomati i BE-së.