Deputeti Ralf Gjoni, me anë të një statusi në rrjetet sociale i është përgjigjur deputetit të CDU-së në Bundestag, Johan Uadephul, pasi ky i fundit tha se parlamenti shqiptar duhet të votojë Reformën Zgjedhore pa asnjë ndryshim.Ralf Gjoni shprehet se deputetët shqiptarë që duan të ardhmen e vendit në BE do të votojnë për një sistem me lista ta hapura, si një kërkesë e popullit shqiptar.
Postimi i Ralf Gjonit:Pergjigje Deputetit te CDU-CDU ne Bundestag, Johann Wadephul
Parlamenti shqiptar nuk eshte zyre noteriale e marrëveshjeve jashte institucionale qe rehabilitojne lidere te vjeteruar anti evropiane e te korruptuar. Shqiperia ka nevoje per nje reforme elektorale te vertete qe i pergjigjet aspiratave te popullit shqiptar qe deshperimisht kerkon demokraci.
Dhe ju siguroj si juve, ashtu edhe CDU-CSU se ne si deputete te pergjegjshem e pro evropiane kemi ndermend te luftojme deri ne fund per nje sistem elektoral me lista te hapura qe kenaq deshiren e mbi 80% te popullit tone te cilit i ka ardhur ne maje te hundes ne status quone ne vend. Ralf Gjoni, Nenkryetar i Komisionit te Puneve te Jashtme