Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, në Shqipëri u shënuan temperaturat më të nxehta të verës. Në Gjirokastër, Elbasan dhe Shkodër temperaturat shkuan deri në 38 gradë, ndërsa në Tiranë 37 gradë celcius. Dita e enjte do të vijojnë të mbetet nën ndikimin masave ajrore të nxehta Afrikane.

Era do të jetë nga veriperëndimi-perëndimi me shpejtësi 1-8m/s,e shoqëruar më një valëzim të forcës 1-2 ballë. Temperaturat parashikohen në: zonat malore 18°C deri në 35°C zonat e ulëta 20°C deri në 41°C zonat bregdetare 20°C deri në 37°C.