Pas intervistimit katërditor nga Prokurorët e Speciales në Hagë, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të kthehet sot në Republikën e Kosovës. Thaçi pritet të zbresë në Rinas, ku sipas mediave në Kosovë, më pas do të ketë një tubim për t’i uruar mirëseardhjen presidentit Thaçi në pikën kufitare në Morinë, në orën 19:30.

Gazetari i Top Channel-it, Muhamed Veliu deklaroi gjatë një lidhjeje direkte në edicionin informativ të orës 15:00, se Thaçi është nisur drejt Rinasit, por ende nuk dihet se kur do të mbërrijë. Është bërë thirrje që qytetarët që marrin pjesë në këtë tubim të kenë flamurin e maskën me vete, si dhe të mbajnë distancë për të shmangur frenimin e përhapjes së Covid-19.

“Unë nuk kam bërë asnjë lloj krimi. Tani i mbetet drejtësisë të vendosë paanshëm”, ka thënë Thaçi mbrëmë pasi ka kryer intervistimin në Hagë.