Pas fitores së titullit të nëntë kampion radhazi, Leonardo Bonuçi nuk ngurroi që të lëshonte vrer ndaj Lacios dhe Interit në postimin e tij. “Si kapiten i një të madhe! Në një vit totalisht jashtë realitetit, kundër gjithçkaje dhe të gjithëve, por mbi të gjitha për tifozët tanë. Ky është titulli kundër atyre që donin të luanin vetëm ‘play off’-et, për ata që besonin se do të fitonin në vendin tonë. Por në të njëjtën kohë për ata që na kritikuan dhe për ata që nuk besonin te ne. Ky është titulli më i bukur për mua”, kishte shkruar mbrojtësi, duke u ha kmarrë kundrejt atyre që nuk mendonin se Juventusi e kishte merituar titullin.
Dhe një mes atyre që aprovonte fjalët dhe pëlqeu statusin e Bonuçit ishte edhe ish-kapiteni zikaltër, Mauro Ikardi, i cili e rriti menjëherë tensionin në radhët e tifozëve zikaltër.