Gjatë fundjavës akset bregdetare në drejtim të Tiranës dhe Morinës përballen me një fluks të madh automjetesh. Hyrja në Tiranë gjatë këtyre orëve ka fluks në rritje të trafikut të automjeteve. Policia Rrugore ka bërë thirrje për të gjithë drejtuesit e mjeteve të mos kryejnë manovra në rrugë apo parakalime të gabuara duke u bërë shkak për bllokim të trafikut apo burim aksidenti. Të vendosin rripin e sigurimit, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të presin në radhë në rast bllokimi të trafikut. Policia ka raportuar mbi akset me trafikun më të madh të automjeteve.

Postimi i plotë: Ka disa minuta që fluksi në kthim ka filluar të shtohet në akset bregdetare në drejtim të Tiranës dhe Morinës. Ka filluar të shtohet fluksi i daljes nga Shëngjini dhe Talja. Ngarkesë te kryqëzimi i Shëngjinit. Po kështu nga Himara, Radhima e deri në dalje të Vlorës. Nga Gjiri i Lalzit deri në Maminas ka filluar të shtohet. Tek rruga dytësore në plepa ka fluks të shtuar në dalje, por trafiku është i rrjedhshëm, pa bllokime.

Tek mbikalimi dhe nënkalimi, në Maminas, ka fluks të shtuar në dalje, por është i rrjedhshëm dhe pa probleme. Në rrethrrotullimin e Bradasheshit Elbasan trafiku është normal, s’ka fluks. Hyrja në Tiranë në këto momente ka fluks në rritje. Deri tani s’ka bllokime, s’ka ndalesa, lëvizja e rrjedhshme. Policia Rrugore është shtrirë në të gjitha këto akse, me shërbime të shtuara, duke bashkëpunuar e bashkërenduar me Patrullat e Përgjithshme dhe Shqiponjat.

Në akset kryesore rrugore aktualisht vijojnë kontrollet nga Policia Rrugore, me 6 radarë, për të parandaluar shpejtësinë tej normave të lejuara. Gjithashtu, Policia Rrugore ka marrë masa duke kombinuar shërbimet edhe me shërbime civile që aktualisht janë në patrullim në akset ku ka fluks të madh lëvizjeje, për të parandaluar parakalimet e bllokimet e rrugëve dhe ndëshkuar ata drejtues mjetesh që kryejnë këto shkelje. Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve të mos kryejnë manovra në rrugë apo parakalime të gabuara duke u bërë shkak për bllokim të trafikut apo burim aksidenti. Të vendosin rripin e sigurimit, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të presin në radhë në rast bllokimi të trafikut.