Në një kohë kur transporti ndërqytetas ka rinisur, por i diktuar nga rregullat për shkak të situatës me koronavirusin, ka ardhur një reagim nga kryeministri Edi Rama. Në një postimi në “Facebook”, kreu i qeverisë theksoi se me rëndësi mbetet vigjilenca, pasi rreziku është prezent.
“? Terminalet dhe Transporti Ndërqytetas e Rrethqytetas janë rikthyer në punë me kujdes e respekt masash!? Me RËNDËSI mbetet vigjilenca nga të gjithë, sepse rreziku është prezent dhe mund të mbrohemi vetëm duke respektuar ? Protokollet e Sigurisë! Task-Forca e Transportit Rrugor – MIE?♀️?? vijon çdo ditë të jetë prezente në të gjitha terminalet dhe akset rrugore për kontroll e disiplinim ndaj paligjshmërisë. Për çdo shqetësim DENONCO në www.dpshtrr.gov.al”, shkroi Rama.