Mjeku infeksionist, Tritan Kalo, iu drejtohet me një mesazh të gjithë shqiptarëve me rastin e festës së Kurban Bajramit. Kalo thekson se pavarësisht kushteve jo të zakonshme që imponon koronavirusi, kurrë nuk duhet të harrojmë të urojmë njëri-tjetrin për këtë festë.

“KOHË KOVIDIANE…..Miq, të afërm, kolegë, dashamirës e bashkëkombas kudo që frymoni në këto kohë të kësaj “flame mbarëbotërore”….Pavarësisht kushteve jo të zakonëshme që na imponon infeksioni Sars-Cov2/Covid-19, KURRË të mos harojmë të urojmë njëri tjetrin për këtë festë të lumnueme, sepse NE kurdoherë e në çdo rrethanë BAJRAM e PASHKË i kemi festuar e do t’i festojmë bashkërisht….Jemi të gjithë bijë e bija të Trojeve Arbërore….Together forever!!!”, shkruan Kalo.