Kryeministri Edi Rama ishte sot në Durrës për të parë nga afër punimet në kantierin e rindërtimit të shkollës 9-vjeçare “Neim Babameto”. Shkolla u shemb nga tërmeti, por kreu i qeverisë premtoi se një vit pas ngjarjes tragjike, në 26 nëntor do të jetë gati për të pritur 1064 nxënës
“Me 26 nëntor do të hapet. Janë shkolla që do të bëhen të reja me laborator, me palestër, bibliotekë, gjithcka që i duhet një hapësirë mësimi, argëtimi dhe për komunitetin. Dhe objektivi është që kjo shkollë këtu që ishte shembulli më dramatik i dëmit që solli tërmeti i 26 nëntorit. Kështu do të bëhet edhe me shtëpitë, edhe banesat kolektive, këtë javë, që vjen mbyllet kontrata për fillimin e shtëpive individuale grupi parë jashtë territorit të bashkisë Tiranë.
Shumë shpejt tanimë, projektimi i detajuar, do të jemi për pak javë në kantier në zonën e Lacit ku do të fillojë ndërtimi i një lagje të re dhe me radhë të gjitha do të jenë kantiere, që do të kërkojnë edhe pak durim, por që fund do të jenë hapësirë për një jetë të re për njerëzit. Do të bëjmë kontratat individuale për të gjithë ata që kanë humbur shtëpitë, që ta kenë të qartë se ku do të sistemohen dhe sa do të përfitojnë” tha Edi Rama.
#TiNukDoJeshKurrëVetëm❤RINDËRTOJMË ? BASHKËDurrës – Në kantierin e rindërtimit të shkollës 9-vjeçare "Neim Babameto", e cila në 26 nëntor do të jetë gati për të pritur 1064 nxënës ????Me një infrastrukturë moderne, me standardet më të larta të sigurisë e me kushte optimale për nxënësit e mësuesit, kjo shkollë është një nga 143 shembujt e rindërtimit nga themelet për arsimin që duam?#ShqipëriaqëDuam ??☀️#DurrësiqëDuam ?? ? ?⛱ ?
Gepostet von Edi Rama am Samstag, 25. Juli 2020