Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së kryetarit të PD Lulzim Basha i cili tha se Rama i ka propozuar që të bëhet vetë president dhe kryedemokrati kryeministër.
Përmes një shënimi në twitter teksa përgënjeshtron këtë deklaratë të Bashës, Rama shprehet se ironi se nuk e bën dot Lulin kryeministër se “‘jam Populli që e vendos këtë”.
“Listat e hapura do fuskan kriminelët në parlament sipas LB e unë dashkam të bëhem President me LB kryeministër,se paskam frikë nga humbja.
Në fakt jo, unë e di popullin më të mençur se veten prandaj dua të hapen listat,e s’e bëj dot Lulin KM se s’jam Populli që e vendos këtë!
Sa për koalicionin me SHPK e LSI siç e quan LB,as e ndalon hapja e listave që ta bëjë, as e detyroj dot unë që ta zhbëjë!
Prandaj Lul merre me qetësi këtë proces ku more gjithë çfarë deshe,e lëri sharjet e kërcënimet,sepse koha e ka treguar që të çojnë vetëm nga humbja në humbje!”– shkruan Rama. (TemA)