Në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ishte e ftuar psikologja Aleksandra Puçi. Gjatë fjalës së saj në studio, ajo shpjegoi diferencat mes meshkujve dhe femrave, përsa i përket stresit dhe forcën që kanë individë të ndryshëm për ta përballuar atë.

“Në radhë të parë niset nga temperamenti, sikurse ke femra që i marrin me shumë sportivitet gjërat ashtu janë dhe meshkujt. Po çfarë e bën këtë diferencë, që meshkujt janë më të shumtë në numër që e marrin gjërat me sportivitet. Të mos harrojmë që influencë të madhe, tek ne, tek qenia njerëzore, kanë dhe normat sociale dhe kulturore. Në një farë mënyrë normat sociale dhe kulturore i kanë dhënë hapësirë më të madhe meshkujve, për të bërë gjëra dhe për t’u mos u ndier në faj. Ndërsa për femrat ndodh e kundërta. Prandaj unë thash është më shumë për njerëzit që i marrin gjërat me sportivitet sepse nuk ndihen të gjykuar. Ndërsa femra, në vetë mënyrën se si është rritur ndihen të gjykuara.

Edhe pse kohët kanë emancipuar sërish ka një influencë shumë të madhe, sepse po flasim për përgjegjësi. Kohët e fundit kam lexuar një libër, ishte një studim ndër kulturor, duke marrë parasysh dhe Azinë, Evropën, Afrikën, të gjithë kontinentet. Aty tregonte se si ndjenjat e trupit, ndikonin fuqishëm në përjetimin e problemeve të ndryshme psikologjike. Ajo që vihej re, në kultura të ndryshme kultura të ndryshme shiheshin ndryshe. E megjithatë pjesa më e madhe e gjinisë që e përjetonte këto probleme psikologjike si rrjedhojë e turpit ishin pikërisht femrat. Kjo është diçka jo vetëm në kontekstin Shqiptar por në të gjithë botën. Në fakt femrat në përballje me stresin, sasia që ne prodhojmë në gjak është më e lartë se e meshkujve që do të thotë ta përjetojmë më mirë stresin nga pikëpamja psikologjike”.