Qendërmbrojtësi i Liverpoolit, Virgil van Dijk, insistoi se skuadra e tij pësoi disfatë me meritë kundër Arsenalit, që i dha fund shpresës së “Reds” për të vendosur rekord të ri në Premierligë.
Kampioni i ri në Premierligë i kishte 93 pikë kur shkroi të mërkurën në Emirates, duke bërë kështu që t’i duhen shtatë pikë nga tri ndeshjet e mbetura për ta barazuar rekordin e Manchester Cityt për më së shumti pikë të fituara në një sezon të vetëm dhe nëntë për ta vendosur një rekord të ri.
Arsenali kishte qenë duke pësuar disfatë në fillim shkaku i golit të shënuar nga Sadio Mane. Megjithatë, Topçinjtë kaluan në epërsi falë disa gabimeve të Liverpoolit, që ia mundësuan Arsenalit të shënojë përmes Alexandre Lacazette dhe Reiss Nelson.
“Ne ua dhamë golat si dhurata. Deri te goli i tyre i parë, ne e dominuam plotësisht lojën”, ka thënë Van Dijk.
“Por, pastaj ua dhamë dy gola dhe është e vështirë të kthehet pas kësaj. E morëm atë që e merituam”.
“Deri në atë moment, nuk shkoi asgjë gabim, luajtëm shumë mirë. Kështu që është e lehtë të thuash se e humbëm pasi që tashmë e kemi fituar titullin, por ne s’bëmë asgjë keq deri te ai gabimi”.