Rajoni i Katalonjës në Spanjë e ka bërë të detyrueshme për të gjithë banorët dhe vizitorët mbajtjen e maskave në publik, në çdo kohë. për të ndihmuar me vënien në funksionim të masës, që do të hyjë në fuqi të enjten, maskat dhe pajisjet e tjera mbrojtëse do të shpërndahen në të gjithë Katalonjën. Maskat do të jenë të detyrueshme në të gjithë rajonin dhe kjo ëhstë një masë e rëndësishme, tha presidenti i Katalonjës, Quim Torra.
Rajoni së fundmi ka rikthyer në fuqi një numër kufizimesh në përpjekje për të ndalur një rritje të re të infektimeve, përfshirë një izolim lokal në Segria, një lagje në perëndim të Barcelonës. Pika kontrolli të policisë janë ngritur për të respektuar izolimin atje. Katalonja është një nga rajonet spanjolle më të prekura nga koronavirusi dhe pas një përmirësimi të situatës, frika është kthyer sërish tani, me rritjen e rasteve të reja të koronavirusit, gjë që po ndodh edhe në pjesë të tjera të Evropës dhe përtej saj.