Shtetasit shqiptarë që kanë pasaporta dhe karta identiteti greke, por që kanë mjetet e tyre me targa shqiptare, nuk janë lënë ditën e sotme të kalojnë doganën e Kapshticës.
Pengesë është bërë pala greke, të cilët për motive të paqarta i kanë bllokuar automjetet në kufi.
Një ditë më parë Greqia mbylli kufirin tokësor me Bullgarinë, duke mos lejuar qytetarët e këtij vendi të udhëtonin në shtetin helen për shkak të situatës së koronavirusit.
Por e njëjta masë është vendosur edhe për shqiptarët.
Të paktën fundjava do të jetë e mbyllur për të gjithë shqiptarët, që duan të udhëtojnë drejt Greqisë.
Pala greke në Kapshticë, ka njoftuar se nuk do të lejojë asnjë automjet me targa shqiptare të kalojnë kufirin drejt territorit grek.
Ky është një urdhër i dhënë nga autoritetet greke pa ndonjë arsyetim.
Raportohet se policia greke ka kthyer mbrapsht dhjetëra automjete me targa shqiptare duke mos lejuar askënd të kalojë të paktën deri ditën e hënë.