Operacioni Forca e Ligjit i ka nisur sot kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, 3 shtetasve me precedentë penalë. Kështu OFLI i ka nisur kërkesën shtetasit L. D., banues në Berat, i dën uar në Itali për veprën penale “Shfrytëzim pros titucioni”.

Gjithashtu OFL i ka nisur kërkesën me shkrim shtetasit A. D., banues në Kuçovë, i dënuar në Itali për veprën penale “Shfrytëzim pros titucioni”. OFL i ka nisur kërkesën me shkrim edhe shtetasit O. H., banues në Kuçovë, i dën uar në Itali për veprën penale “Traf ikim i lëndëve nar kotike”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special. OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.