Autoriteti Rrugor Shqiptar ka publikuar foto nga punimet në rrugën Kardhiq-Delvinë, Loti 4 duke treguar se vijojnë me ritme të larta. Aktualisht ka përfunduar shtresa e asfaltit në kilometrin e parë dhe ura me gjatësi 60 metra.
Sipas njoftimit, gjithashtu janë drejt përfundimit punimet e gërmimit si dhe të veprave të vogla të artit. Në urën tjetër kanë përfunduar punimet e nënstrukturës dhe vazhdon puna për prodhimin e trarëve. Rruga Kardhiq-Delvinë është pjesë e një ndër akseve më të rëndësishme në vend, atë të Tiranë-Sarandë.