Vitamina B6 është e një rëndësie të veçantë për shëndetin e zemrës, sistemin tretës, funksionin e muskujve, energjinë e të tjerë. Organizmi i përdor vitaminat e kompleksit B për të transformuar ushqimin në energji. Të gjitha vitaminat e kompleksit B janë të rëndësishme për metabolizmin, trurin, mëlçinë, qelizat, shëndetin e flokëve, lëkurës dhe syve.

Vitamina B6 Për Trurin dhe Sistemin Nervor Ajo është e përfshirë në prodhimin e hemoglobinës, proteina në gjak që transporton oksigjenin në organizëm.Kjo vitaminë ndihmon në prodhimin e serotoninës, hormonit që  rregullon humorin dhe norepineprinës që e ndihmon trupin të përballojë stresin. Vitamina B6 ndihmon në prodhimin e melatoninës, që rregullon orën e brendshme dhe gjumin.Disa studime kanë treguar se kombinimi i vitaminës B6, B12 dhe folatit luan një rol në ngadalësimin e shpërbërjes së  funksioneve të trurit, humbjes së kujtesës, sklerozës, Alzheimerit dhe depresionit. Vitamina B6- Sa Miligramë Të Duhet? Së pari, duhet të dini se vitamina B6 dhe simotrat e saj treten në ujë dhe në lëngje trupore.

Kjo do të thotë se çdo sasi që trupi nuk e përdor dot, nxirret jashtë. Rrjedhimisht, njeriu ka nevojë të marrë vitaminë B6 çdo ditë. Sasia e saktë ditore e kësaj vitamine varet nga mosha, gjinia dhe rrethana të ndryshme siç mund të jetë shtatzania apo ushqyerja me gji. Fëmijët Foshnjat deri në 6 muaj kanë nevojë për 0.1 mg në ditë Fëmijët nga 6 muaj deri në 1 vjeç kanë nevojë për 0.3 mg në ditë. Fëmijët nga 1 deri në 3 vjeç kanë nevojë për 0.5 mg Fëmijët nga 4 deri në 8 vjeç kanë nevojë për 0.6 mg Fëmijët nga 9 deri në 13 vjeç kanë nevojë për 1 mg vitamin në ditë. Djemtë nga 14 deri në 18 vjeç kanë nevojë për 1.3 mg vitaminë. Vajzat nga 14 deri në 18 vjeç kanë nevojë për 1.2 mg vitaminë në ditë

Të rriturit Burrat dhe gratë nga 19 deri në 50 vjeç kanë nevojë për 1.3 mg vitamin në ditë. Burrat mbi 51 vjeç kanë nevojë për 1.7 mg vitaminë në ditë. Gratë mbi 51 vjeç kanë nevojë për 1.5 mg vitaminë në ditë. Gratë shtatzënë kanë nevojë për 1.9 mg vitaminë në ditë. Gratë lehonë kanë nevojë për 2 mg vitaminë në ditë. Shumica e njerëzve që ushqehen shëndetshëm pajisen me këtë vitaminë pa patur nevojën e suplementëve. Por nëse ju nuk ushqeheni mirë atëherë duhet të tregoni kujdes me këtë vitamin.

Vitamina B6- Burimet Më Të Mira Ushqimore Disa prej burimeve kryesore ushqimore të vitaminës B6 janë ushqimet e pasura me proteina si fasulet, qiqrat, mishi, shpendët, drithërat, arrorët, bananet, patatet dhe peshku.Nëse ju nevojitet më shumë, atëherë mund të konsumoni tabletat e thjeshta të multivitaminave. Disa sëmundje ndikojnë në përthithjen e kësaj vitamine siç mund të jenë sëmundjet e veshkave apo koliti.

Simptomat e pamjaftueshmërisë së kësaj vitamine, përfshijnë enjtje të gjuhës, depresioni, konfuzioni, sistem të dobët imunitar dhe anemia. Nga ana tjetër, sasitë më të mëdha të kësaj vitamine shkaktojnë dëmtim të nervave, sëmundje të mushkërive tek meshkujt, veçanërisht tek duhanpirësit. Vitamina B6 është zakonisht e përfshirë në multivitamina. Konsultohuni me një mjek për të përcaktuar sasinë ditore të personalizuar të kësaj vitamine./AgroWeb.org