Ne duhet ta kapërcejmë këtë krizë dhe dalin më të fortë prej saj, pasi të gjitha opsionet e domosdoshme për një marrëveshje janë në tryezë, deklaroi presidentja e Komisioni Europian Ursula von der Leyen, sapo mbërriti në Këshillin Europian.
”Një zgjidhje duhet të jetë e mundur. Të shumta janë çështjet në diskutim dhe qytetarët tanë presin nga ne zgjidhje konkrete”, shtoi ajo.
”Kemi mundësinë jo vetëm për të kapërcyer krizën, por edhe për të modernizuar tregun tonë të brendshëm me bashkime doganore dhe një BE më të pastër ekologjikisht”, theksoi Von der Leyen.