Kryeministri Edi Rama ka reagua pasi komisioni i Ligjeve ka miratuar me votat e maxhorancës draftin e dakordësuar në 5 qershor me opozitën jashtë Parlamentit për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Në një reagim në rrjetet sociale, Rama shkruan se drafti u miratua pa konsensues pasi opozita parlamentare e kundërshton marrëveshjen për mosdepolitizimin e administratës zgjedhore.

“Shumica jonë në Komisionin e Ligjeve sapo votoi draftin e dakordësuar në 5 qershor me opozita jashtëparlamentare!

U votua pa konsensus sepse opozita parlamentare vijon ta kundërshtojë marrëveshjen për mosdepolitizimin e admin.zgjedhore, kërkuar si kusht nga Lulzim Basha!

Për më shumë në 13.00 live!”- shkruan Rama.