Sipas Corriere dello Sport, objektivi kryesor i Juventus-it për sulmin është Duvan Zapata i Atalanta-s. Oferta e parë 30 milionë euro, plus kartonin e Mattia Perin, është konsideruar e pamjaftueshme, por Juventus nuk ka ndërmend të heqë dorë dhe në javët e ardhshme mund të bëjë një ofertë të re.

Alternativat – Arek Milik mbetet një nga kandidatët, por edhe në këtë rast duhen bërë llogaritë me klubin e lojtarit, Napoli-n. Presidenti De Laurentiis, në fakt, nuk ka ndërmend të pranojë më pak se 50 milionë euro. Emri tjetër në listën e bardhezinjve është ai i Raul Jimenez i Wolves, por që kushton 80 milionë euro.