Pas lajmit se Gjin Gjoni do jete kandidat per deputet ne listat e PD,  ambasadorja amerikane Yuri Kim ka lëshuar një paralajmërim të fortë. Me anë të një statusi në rrjetet e saj sociale, Kim shkruan se liderët do të mbajnë përgjegjësi të plotë për të gjithë ata që garojnë nën siglën e tyre partiake. Gjithashtu ambasadorja amerikane shkruan të gjithë kandidatët për deputet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të duhet të jenë të “vetuar” për të shkuarën e tyre.

“KUJDES: Ndërsa partitë përgatiten për zgjedhje, liderët do të mbajnë përgjegjësi për ata që garojnë nën flamurin e tyre. Ju lutemi vetoni kandidatët tuaj – mos i fyeni votuesit, mos e dëmtoni demokracinë, mos nxitni korrupsionin,”-shkruan Kim.