Ditën e djeshme këngëtari shumë i dashur për publikun Ledri Vula festoi ditëlindjen. Mes shumë urimësh në këtë ditë nuk mungoi dhe ai i partneres së tij Sara Hoxhës. Ajo publikoi dje në Instagram një foto romantike me krah Ledrin të cilën e shoqëronte me një mesazh të bukur urimi. Sara shkruante se fotoja ishte shkrepur në një ndër ditët e tyre më të lumtura dhe menjëherë aludimet për një propozim pët martesë. Mirëpo duket se nuk është kjo arsyeja e ditës së tyre të lumtur.

“Kjo ishte një nga ditët më të lumtura në jetën tonë dhe pata fatin ta ndaja me ty. Për shumë ditë të tjera si kjo. Gëzuar ditëlindjen burrit që do doja të përqafoja përgjithmonë në zemrën time #Culi”- ka shkruar Hoxha krah fotos ku shfaqet duke puthur Ledrin ku në sfond është deti dhe perëndimi i diellit.

Burime për ‘Prive” bëjnë të ditur se fotoja është shkrepur kur Sara e ka konfirmuar shtatzëninë. Burime pranë çiftit tregojnë se Sara është në muajin e 5-të të pritjes së ëmbël së një vajze. Në fund të nëntorit apo në fillim të muajit dhjetor çifti do të bëhen prindër për herë të parë dhe neve s’na mbetet gjë tjetër pos t’i urojmë shtatzëni të mbarë Sarës.