Nga kolla e thatë tek humbja e shijes, këto janë disa nga simptomat e njohura të koronavirusit deri më tani. Tani mjekët kanë zbuluar se ekziston edhe një simptomë tjetër: skuqja e qiellzës së gojës. Mjekët nga Spitali Universitar Roman y Cajal ekzaminuan gojën e 21 pacientëve me koronavirus mes 30 marsit dhe 8 prillit.
Analiza zbuloi se 29% e pacientëve kishin lëndimet të zgavrës me gojë, ndërsa 83% kishin pika të vogla vjollcë, të kuqe ose kafe në gojë. Zbulohet një simptomë e re për të infektuarit me Covid:
Në studimin e tyre, botuar në JAMA Dermatology, studiuesit shkruajnë: “Kjo punë përshkruan vëzhgimet paraprake dhe kufizohet nga numri i vogël i rasteve dhe mungesa e një grupi kontrolli. Pavarësisht rasteve në rritje të skuqjeve të lëkurës te pacientët me Covid-19, vendosja e një diagnoze është ende herët”.
Simptomat më të shpeshta të virusit deri më tani janë: temperaturë e lartë, kollë e thatë dhe humbje të nuhatjes apo të shijes.