“Los Blancos” shprehen optimistë se do ta bëjnë të vetin yllin francez në vitin 2021 Real Madridi beson se do ta transferojë Kylian Mbappen vitin e ardhshëm. Mediumi spanjoll “Marca” shkruan se “Los Blancos” shprehen të bindur se do ta bëjnë të vetin yllin francez në vitin 2021. 21 vjeçari ka kontratë me Paris Saint-Germainin deri në vitin 2022, përcjell Gazeta Express.

Dhe, nëse përfaqësuesi francez nuk e vazhdon të, Reali do ta ketë më të lehtë ta transferojë lojtarin vitin tjetër. Mbretërit e donin Mbappen për këtë verë, por kriza financiare e shkaktuar nga pandemia koronavirus ua prishi punët atyre. Edhe vetë kampioni i botës me Francën duket se është i interesuar për t’u transferuar në “Santiago Bernabeu”. Kampioni francez mund t’i kërkojë deri në 200 milionë euro për kartonin e ish-futbollistit të Monacos.