MSHMS apel për zbatimin e protokolleve, zbatimin e vendimit për ndalimin e hapjes së klubeve të natës, diskove dhe ndalimin e muzikës pas orës 20:00
21 Korrik/ Task-Forca antiCOVID ka vijuar kontrollet me zero tolerancë ndaj individëve dhe subjekteve që shkëlin rregullat dhe protokollet për frenimin e COVID19. Inspektorati Shtetëror Shëndetësor në bashkëpunim me grupet e tjera të Task Forcës: Inspektoratin e Punës, AKU, Policinë e Shtetit, realizuan mbi 1400 inspektime dhe monitorim në 24 orët e fundit. Nga inspektimet janë marrë 6 masa administrative me gjobë në bar, kafe, restorant, institucion financiar, subjekte të gjetura në shkelje të protokolleve për mbrojtjen nga COVID-19 dhe 1 masë administrative me gjobë ndaj individit për mosmbajtje të maskës në ambiente publike të mbyllura. Gjithashtu janë marrë 2 vendime të ndërmjetëm për pezullim të aktivitetit të subjekteve në in stitucion publik dhe fasoneri. Masat administrative janë vendosur nga degët rajonale të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor në qarqet: Berat, Durrës, Fier, Shkodër, Tiranë.
Gjatë kësaj periudhe në total janë realizuar mbi 119 mijë inspektime dhe monitorime dhe janë marrë 470 masa administrative. Ministria e Shëndetësië u kërkon bizneseve të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë dhe vendimin e ri të Qeverisë, i cili ndalon hapjen e klubeve të natës, diskove, lounge barve dhe çdo lloj shërbimi të kësaj natyre në mjedis të mbyllur apo të hapur, përveç restoranteve. Mosrespektimi i këtij detyrimi nga subjektet, dënohet me gjobë 3,000,000 lekë dhe me pezullim të aktivitetit për një periudhë një vjeçare. Sipas këtij akti, ndalohet muzika pas orës e shërbimeve të çfarëdolloji. Mosrespektimi i këtij detyrimi nga subjektet, dënohet me gjobë 1,000,000 lekë dhe në rast përsëritje, me pezullim te aktivitetit për një periudhë gjashtë mujore. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar vendimin për maskën e detyrueshme në ambientet e mbyllura. MSHMS bën apel të përdoren maskat apo barrierat mbrojtëse në çdo subjekt shërbimi për qytetarët. Detyrimi për përdorimin e maskave jo mjekësore/barrierave mbrojtëse për mbrojtjen ndaj transmetimit të COVID 19 do të jetë për çdo individ në të gjitha ambjentet e mbyllura Çdo shkelje do të konsiderohet me rrezik për shëndetin e qytetarëve dhe si e tillë do të ndëshkohet sipas ligjeve në fuqi.