Me 108 vota pro, Arben Shehu është zgjedhur kreu i ri i Kontrollit të Lartë të Shtetit.
Menjëherë pas votimit, Shehu ka bërë betimin dhe ka falenderuar deputetët. “Falimenderit për besimin”, tha Shehu i cili zë kështu vendin e Bujar Leskajt i cili qendroi 7 vite në krye të KLSH.
Arben Shehu u propozua nga presidenti Meta, të cilit i ishin refuzuar tre herë propozimet e mëparëshme.
Më poshtë një përmbledhje e CV-së, të kreut të ri të KLSH, Arben Shehu:
DR. ARBEN SHEHU
TË DHËNA PERSONALE:
Datëlindja: 20.1.1980
Vendlindja: Shkodër
EDUKIMI DHE KUALIFIKIME :
1998-2002 Diplomuar “Jurist” në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës
2004-2005 Master në Shkenca Penale Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës
2011 Marrja e gradës shkencore “Doktor i Shkencave Ligjore” në fushën e krimit të organizuar dhe legjislacionit ndërkombëtar.
2018 Diplomuar për Administrim Biznes
Vazhdimi i ciklit për titullin Profesor i Asociuar
Njohës shumë i mirë i tre gjuhëve të huaja (Anglisht, Italisht, Frëngjisht)
EKSPERIENCA:
2004 – e në vazhdim Pedagog pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.
2003- e në vazhdim, anëtar i Dhomës së Avokatisë, dhe përfaqësues për çështje ligjore dhe ekonomike të shoqërive tregtare.
Redaktor në “World Journal of Social Science Research”
Pjesëmarrës në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare me publikime akademike.