Që nga mëngjesi e deri tani janë të shumtë qytetarët e Kosovës, që kanë hyrë nëpërmjet kufirit në Shqipëri, ku kanë zgjedhur për ta kaluar një fundjavë apo edhe më shumë ditë.

Sipas KosovaPress-it, deri në këtë moment janë afër 8 mijë makina që kanë hynë në Shqipëri, shumica e të cilëve janë fokusuar drejt bregdetit shqiptar në Durrës, Vlorë e Sarandë.