Më shumë se një milion e 400 mijë italianë kanë zhvilluar antitrupa ndaj SarsCov2, që do të thotë se personat që ranë në kontakt me virusin janë gjashtë herë më shumë se numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara zyrtarisht gjatë pandemisë. Sondazhi serologjik i kryer në 64.660 qytetarë zbuloi një milion e 482 mijë njerëz kanë aktualisht anti-trupa, e përkthyer në 2.5% të popullsisë të vendit fqinj.
Ministria italiane e Shëndetësisë saktëson se kushtet e urgjencës në të cilat u zhvillua studimi nuk lejuan të testonin 150 mijë qytetarë ashtu siç e kishin planifikuar. Sidoqoftë, teknikat e miratuara kanë çuar në daljen e vlerësimeve të plota në lidhje me qytetarët që e kanë kaluar virusin.
Dallimet territoriale janë shumë “të theksuara” dhe Lombardia arrin maksimumin me 7.5% të qytetarëve që kanë rënë në kontakt më koronavirusin e ri, shifër që është shtatë herë më shumë se ajo e qytetarëve të prekur në Jug.
Studimi ka zbuluar po ashtu se në Itali “nuk ka dallime domethënëse në lidhje me gjininë”. “Burrat dhe gratë janë prekur në të njëjtën masë nga Sars-CoV-2 siç ka dalë edhe nga studimet në vendet e tjera. Sa i përket moshës, është interesante të theksohet se antitrupa janë gjetur edhe tek fëmijët nga 0 në 5 vjet (1.3%) edhe tek ata mbi 85 vjet (1.8%), dy segmente të popullatës ka të ngjarë të ndikohen më shumë nga mosha dhe, për rrjedhojë, kanë qënë më pak të ekspozuar gjatë epidemisë “, siç e tregon raporti.
27.3% e njerëzve që kishin antitrupa Covid-19 nuk shfaqën asnjë simptomë.
“Të dhënat na tregojnë se personat e infektuar përbëjnë një pjesë të vogël të popullsisë, por gjithashtu se nuk mund ta ulim vigjilencën, pasi përgjegjësia individuale është e vetmja që na mbron, duke ndjekur rregullat, distancat, mbajtur maskat dhe larë duart”, deklaroi drejtoresha qendrore e Istat, Linda Laura Sabbadini, duke folur në prezantimin e rezultateve. “Territori është çelësi për të kuptuar këtë pandemi” – shtoi ajo- “të gjitha rajonet jugore janë nën 1% ndërsa Lombardia arrin 7.5% “.
“Prevalenca e zhvillimit të antitrupave SarsCov2 është e ngjashme për të gjitha grupmoshat, por niveli më i ulët është për fëmijët e vegjël dhe të moshuarit, kjo ndoshta sepse ekziston një efekt mbrojtës i anëtarëve të familjes për këto grupmosha. Punëtorët e kujdesit shëndetësor janë më të prekurit, me 9.8% dhe punëtorët e hotelierisë me 4%”, deklaroi ajo.
“Përqindja e tyre që kanë kaluar virusin mund të duket e vogël, por mund të shndërrohet në diçka problematike nëse ne nuk e respektojmë masat mbrojtëse”, sqaroi Gian Carlo Blangiardo, president i Istat. ” Kjo do të thotë që probabiliteti për të takuar një person pozitiv është 2.5: nëse takoj 20 persona, kam 50% mundësi për të takuar një person pozitiv” , përfundoi Blangiardo. “Të dhënat na tregojnë se ndikimi ka qenë i rëndësishëm dhe, duke pasur parasysh vështirësitë ndërkombëtare, duhet të vazhdojmë të ruajmë një qasje të ashpër” .
Bergamo i vetmi në botë që ka arritur imunitetin e tufës
Agjencia e shëndetit publik në qytetin e Bergamos, i cili ishte edhe epiqendra e shpërthimit të epidemisë në vendin fqinj, zbuloi me mbi 50 për qind e popullatës ishte infektuar.
Mjekët morën një kampion të rastësishëm prej 9,965 banorësh nga zonat më pak të prekura në qytetet dhe zbuluan se 57 për qind e tyre kishin krijuar antitrupa. Ekspertët italianë thonë se qyteti në dalje të Milanos është shumë pranë ose mund të ketë fituar tanimë imunitetin e tufës. Shumica e shkencëtarëve besojnë se imuniteti i tufës arrihet kur më shumë se 60 për qind e popullsisë e ka pasur virusin
Nuk ishte sekret që Bergamo u gjunjëzua nga koronavirusi, por numri i të prekurve në këtë qytet është më i larti në botë deri më tani.
Në Nju Jork, për shembull, testimet seriologjike sugjerojnë se 21 për qind e popullsisë e ishin infektuar. Por studimi i Bergamos sugjeroi që shkalla e infeksionit ishte më e lartë në popullatën e përgjithshme sesa në mesin e punonjësve të kujdesit shëndetësor, 30 për qind e të cilëve u zbulua se kishin antitrupa ndaj virusit. Bergamo hyri në karantinë në 8 mars, kështu që shifrat flasin shumë edhe për efektivitetin e masave të tilla.
Në një farë mënyre, virusi arriti të infektonte një popullatë që supozohej se ishte në karantinë. Banorët mund të dilnin vetëm për të blerë ushqime dhe të vetmet biznese hapur ishin farmacitë dhe supermarketet.
Përqindja e banorëve të Bergamos që kanë formuar antitrupa është shumë larg nga ajo e vendeve të tjera që zbatuan bllokime. Në Spanjë, 5% e njerëzve kishin zhvilluar antitrupa deri më 14 maj, sipas rezultateve paraprake të një studimi epidemiologjik nga qeveria. Sipas Martin Kuba, një rajon zyrtar i Republikën Ceke i cili udhëhoqi një testim masiv për antitrupat e koronavirusit në mesin e punonjësve të vijës së parë, rezultatet fillestare treguan se përqindja e njerëzve që kanë pasur sëmundje nuk e kalonte 6 për qind.
Ndërkohë, studiuesit amerikanë thonë se 15% e njerëzve në SHBA kanë qenë të infektuar. Ata parashikojnë se koronavirusi do të qarkullonte dhe infektonte të paktën 60% në 70% të popullsisë para se të ngadalësohej, por paralajmërojnë se bota kishte “një rrugë të gjatë përpara” se të arrinte imunitetin e tufës.