Në qarkun e Korçës janë shënuar 12 raste, konkretisht 10 në Korçë dhe nga një rast në Kolonjë dhe Devoll. Në dy ditët e fundit rastet me të infektuar në qarkun e Korçës janë rritur ndjeshëm pavarësisht thirrjeve për të respektuar masat.
Sipas burimeve raste e të prekurve ditën e sotme janë të shpërndarë në qytet dhe fshatra të Bashkisë Korçë, ku disa janë kontakte të rasteve të mëparshme dhe disa janë vatra të reja.