13 gushti është dita e mëngjarashëve dhe këtë e feston 10% e popullsisë së botës. Sipas ”Washington Post”, në vitin 1860 vetëm 2% e popullsisë përdorte dorën e majtë. Përqindja në vitin 1920 u rrit në katër dhe 10% sot. Dita Ndërkombëtare e Mëngjarashëve u krijua në vitin 1992 nga Klubi i Mëngjarashëve në Britaninë e Madhe. Sipas studimeve shkencore nuk ka asnjë mungesë specifikash si për njerëzit ”e majtë” ashtu edhe për ”të djathtët”. Sidoqoftë, mëngjarashët i mbajnë mend më mirë ngjarjet, sipas një studimi të vitit 2001, sepse hemisferat e tyre të trurit janë të lidhura më ngushtë.
Sipas një studimi tjetër të vitit 2017, ata gjithashtu kanë një avantazh në sportet interaktive, siç është pingpongu apo bejsbolli, të cilat kërkojnë përgjegjësi. Ata janë të fortë edhe në boks. Nga pikëpamja e shëndetit, ndërsa është e vërtetë që ata kanë një rrezik më të lartë të kancerit të gjirit, nga ana tjetër ata kanë një avantazh, për shembull për rikthimin pas goditjes në tru. Por, cilët janë mëngjarashët më të famshëm në histori? Nuk janë pak: ish-presidenti amerikan, Barack Obama, basisti i ”Beatles”, Paul McCartney, themeluesi i ”Microsoft” Bill Gates, princi William dhe aktorja Angelina Jolie. Por, edhe Marie Curie, Albert Ajnshtajn dhe Leonardo Da Vinçi.