Një 15 vjeçare Ergita Liço në qytetin e Vlorës është shpallur e zhdukur nga familja prej 3 ditësh. Njoftimi i humbjes së saj ka ardhur nga babai Miklovan Liço. Sipas tij ata kishin humbur kontaktet me vajzën rreth orës 23:30 të mbrëmjes, 3 ditë më parë.Pas kësaj familja ka nisur edhe kërkimet ku mësohet se vëllai i saj e ka parë të motrën në një lokal të qytetit të Vlorës dhe i ka kërkuar të shkojë në shtëpi.

Njoftimi është bërë në komisariatin e Vlorës dhe Lushnjes pasi sipas burimeve ajo është parë nga kamerat e sigurisë në një hotel në Lushnje e shoqëruar nga një djalë. Familjarët bëjnë apel për ndihëm.