Rina dhe Sin Boy kanë festë sot! Një nga çiftet me të njohur të showbiz-it shqiptar, feston përvjetorin e dytë të lidhjes dhe nuk kishin sesi të mungonin surprizat. Ka qenë Sin Boy ai i cili ka treguar se i ka dedikuar një këngë mjaft romantike Rinës si dhuratë në dyvjetorin e lidhjes.

Kënga titullohet “SagapoTëDua” dhe që nga titulli kuptojmë se është dedikim nga Sin Boy për Rinën. Kjo surprizë ka lumturuar pa masë këngëtaren, e cila e ka falenderuar partnerin në Instastory.

“Urime përvjetorin, dy vite. Dhurata më e mirë ndonjëherë, e jotja përgjithmonë”, ka shkruar Rina. Ajo më pas ka publikuar disa pamje ku dyshja shfaqen shumë të lumtur pranë njëri-tjetrit. Momentet intime Rina i ka ndarë me ndjekësit për të treguar se ndihet shumë e dashuruar me djalin që i ka rrëmb yer zemrën siç thotë ajo “përgjithmonë”.