Për shkak të sjelljeve të tyre miqësore dhe pozitivitetit që përcjellin, disa prej shenjave janë lloji i personit që të gjithë duan t’i kenë pranë. Ka njerëz që e kanë këtë fat, pasi kanë një nivel të lartë energjie falë ndikimit të astrologjisë. Njerëzit në këto tre shenja të zodiakut të renditura më poshtë, janë më të dashurit në zodiak.
Gaforrja Njihen si persona dramatikë, por ata që kanë kaluar shumë kohë me ta, e dinë mirë që janë shumë më tepër se një dramë. Gaforret kanë tendencë të krijojnë kushte të mira për jetën, ata janë gjithmonë të gatshëm për të festuar, qoftë një takim me miqtë ose ndonjë lloj tjetër organizimi.
Virgjëresha Personat që i përkasin shenjës së Virgjëreshës janë mjaft rezistentë, zhgënjimet nuk i ndalin. Kjo i bën ata të jenë më të fortë dhe më kreativë. Ata njihen gjithashtu për këshillat e mira, tek të cilët mund të mbështeteni për gjithçka. Ata janë shokë të shkëlqyeshëm që ia vlen t’i mbani afër vetes, gjithmonë që të jenë pranë jush.
Akrepi Festa është me Akrepat. Ata japin çdo gjë për një festë familjare apo mes miqsh. Edhe nëse nuk doni një organizim të tillë, nëse jeni pranë personave të kësaj shenje, do të përfundoni duke u argëtuar në maksimum. Të kesh një Akrep përreth do të thotë të kesh fat, pasi këta persona kanë aftësinë ta kthejnë çdo situatë të tensionuar në pozitive.