A mund të përdorni kondicioner gjatë COVID-19? Ndoshta shumë prej jush e bën këtë pyetje, e cila është me vend.
Kjo pasi në fillim të pandemisë koronavirus, të shumta ishin deklaratat e mjekëve dhe ekspertëve që kondicioneri të mos përdoret, për shkak se mund të transmetonte virusin përmes ajrit.
Madje as në urbanët e transportit publik nuk lejohet.
Por si përgjigjet Organizata Botërore e Shëndetësisë për Këtë?
“Një sistem i mirëmbajtur dhe i operuar mirë i ngrohjes, ventilimit dhe ajrit të kondicionuar mund të zvogëlojë përhapjen e COVID-19 në mjediset e mbyllura duke rritur shkëmbimin e ajrit në natyrë. Shmangni ajrin e ricikluar”, thotë OBSH.