Universiteti Durham në Mbretërinë e Bashkuar po kërkon vullnetarë që do të jenë pjesë e një eksperimenti për COVID-19, e cila gjë do të zbulohet edhe nga qentë. Studiuesit dëshirojnë të rekrutojnë mijëra njerëz me simptoma të buta të coronavirusit në Angli, mostrat e të cilëve do të merren me tamponë dhe ato do t’i nuhasin qentë, raporton BBC.

Në fakt, vullnetarët do të siguronin mostra të erës së frymës dhe trupit duke veshur një maskë për tre orë, çorape najloni dhe një bluzë për 12 orë. Projekti është një bashkëpunim midis Universitetit Durham, Shkollës së Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër dhe Qenëve të Detektimit Mjekësor.

Nëse gjyqi do të ishte i suksesshëm, qentë mund të vendosen në aeroportet në Mbretërinë e Bashkuar brenda gjashtë muajve, ku do të ekzaminonin deri në 250 njerëz në orë, tha universiteti. Ndryshe, 20.6 milionë njerëz në botë janë të infektuar gjersa kanë ndërruar jetë mbi 749 mijë persona.