Në Aktin Normativ të buxhetit 2020 është shtuar financimi në masën 400 milionë lekë për programin e ri të anglishtes dhe Teknologjisë së Informacionit (IT) për ciklin e ulët. Lajmin e bëri të ditur sot ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj.
Denaj informoi lidhur me Aktin Normativ të buxhetit 2020, ndërsa theksoi se 400 milionë lekë janë shtuar si financime për programin e ri të anglishtes dhe IT-së për ciklin e ulët. Ky program parashikon nisjen që nga klasa e parë të mësimit të anglishtes dhe informatikës në të gjitha shkollat e vendit.