Ngritja e bustit të senatorit amerikan Bob Dole sot në Prishtinë, ka zgjuar reagimin e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Kosovë. “30 vjet më parë senatori Dole erdhi në Kosovë dhe bëri një premtim: Liria po vjen. Demokracia po vjen. Ky premtim u mbajt dhe Shtetet e Bashkuara kanë qëndruar pranë kësaj qysh prej atëherë”, thuhet në një postim në Facebook nga ana e Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë.

Busti i senatorit amerikan Bob Dole u vendos në lagjen “Dardania” në Prishtinë, në rrugën që mban emrin e tij. 30 vjet më parë, më 29 gusht 1990, senatori Robert Dole, me gjashtë kolegë të tij, vizitoi Prishtinën, duke luajtur një rol të pakrahasueshëm në ndërkombëtarizimin e Kosovës.

Kjo vizitë shënon një moment historik në angazhimin amerikan në Kosovë dhe një nga arritjet më të mëdha në lobimin e komunitetit shqiptaro-amerikan për kauzën e Kosovës.