Ambasadorja amerikane ka vizituar për herë të parë Dhërmiun teksa po shijon pushimet në jug të Shqipërisë. Ajo në fakt ka qenë ditën e djeshme në Dhërmi pasi thotë se ka arritur në fshat në muzg për të kaluar dhe mbrëmjen teksa mësoi se si po restaurohet tashmë venbanimi që shtrihet buzë detit jon.
Kim ka qenë nën shoqërinë e grave të fshatit, për të cilat thotë se e mirëpritën dhe kishin edhe humor. Ndër të tjera ajo shton se piu raki dhe kafe në Dhërmi, teksa nuk munguan as glikoja me likerin, kurse një zonjë para ikjes ia mbushi duart me fiq të thatë.
STATUSI NGA YURI KIM Shëtitje në muzg në Dhërmi. Mësova se si fshati po restaurohet. Ndalova për raki & kafe duke admiruar pamjen. Zonjat që takova në shesh duken serioze në këtë foto, por ato kishin humor – ato nxorën gliko & liker dhe histori të shkëlqyera. Një zonjë madje më tregoi shtëpinë e saj dhe pastaj më mbushte duart me fiq të thatë për t’i ndarë. Faleminderit njerëzve të Dhërmiut për mikpritjen tuaj dhe që më treguat zemrën e vërtetë!