Pas lajmit të dhënë nga kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla se Shqipëria përkrah Shtetet e Bashkuara të Amerikës në nismën e Rrjetit të Pastër, ka reaguar dhe ambasadorja e Shteteve të bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim.
Yuri Kim shprehet se është krenare që sheh që Shqipëria i bashkohet nismës së SHBA për Rrjetin e Pastër për të mbrojtur rrjetet 5G nga shitësit e pabesueshëm
Gjithashtu Yuri Kim thekson se ky është një vendimi rëndësishëm për të mbrojtur infrastrukturën kritike.
“Krenar që shohim Shqipërinë dhe të tjerët të bashkohen nismës së SHBA në Rrjetin e Pastër për të mbrojtur rrjetet e tyre 5G nga shitësit e pabesueshëm. Vendim i rëndësishëm strategjik për të mbrojtur infrastrukturën kritike,” shprehet Kim.