Juventusi ka zgjedhur sulmuesin e ri, atë që do të duhet të zëvendësojë Higuain, i cili po largohet, sepse mbeti jashtë projektit të trajnerit Pirlo. Fjala është për Edin Dzeko, boshnjakun e Romës. Bomberi në fjalë, gjithashtu i ndjekur nga Interi për një kohë të gjatë, duket se ka larguar dyshimet për të ardhmen e tij. Sipas asaj që raportohet nga “Corriere dello Sport”, të premten në mbrëmje u gjet marrëveshja në darkë, midis agjentit të tij, Silvano Martina, dhe Fabio Paratici. Juventusi do t’i garantojë Dzeko të njëjtën pagë që merr te Roma (7.5 milionë euro në sezon). Kryeqytetasit duket se janë pajtuar me këtë operacion, duke piketuar si zëvendësues të boshnjakut Arkadiusz Milik të Napolit. Ky i fundit u josh dhe pastaj u braktis nga kampionët italianë, të cilët në fund vendosën të përqendroheshin te Dzeko, i preferuar nga trajneri Pirlo. Bie poshtë, kësisjoi, edhe Luis Suarez, i cili u propozua në ditët e fundit. Angazhimi i lartë i uruguajanit bëri që bardhezinjtë të kthehen plotësisht te shtatlarti i Romës.

Gjithashtu, të enjten, Dzeko u takua me agjentin e tij në vilën “Casal Palocco”. Aty riafirmoi dëshirën për të provuar një aventurë të re, në përpjekje për të fituar diçka edhe në Itali, për të mbyllur një karrierë të jetuar në nivelet më të larta. Boshnjaku pati një bisedë telefonike me Fiengën për të sqaruar tërë situatën, përpara nisjes drejt kombëtares, për shkak të angazhimeve të Ligës së Kombeve. Një akt serioz profesional, që në pesë sezonet e tij romake është vlerësuar shumë, jo vetëm golat e shumtë të shënuar. Siç u përmend, trashëgimtari i Dzeko do të jetë pothuajse me siguri Milik. Roma është gjysmë milioni larg kërkesës së ish-sulmuesit të Ajax (5 milionë euro), një gjë e vogël që do të zgjidhet në orët e ardhshme.