Duke respektuar rigorozisht protokollet e mbrojtjes së shëndet ndaj virusit COVID-19, stafi i ekspertëve dhe specialistëve të Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH) vazhdon çdo ditë punën në zbatimin dhe inspektimin e projekteve strategjike me rëndësi kombëtare, në infrastrukturën rrugore të vendit. Paralelisht me projektet e investimeve për ndërtimin e akseve rrugore të reja, ARRSH po vijon me zbatimin e programit të rrugëve dytësore si dhe me projektin për rehabilitimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve në akset kombëtare të vendit, duke kontribuar kështu në përmirësimin e sigurisë dhe lehtësisë së qarkullimit të mjeteve, veçanërisht tani në sezonin turistik, kur ka dhe një fluks të shtuar të lëvizjes.
ARRSH ka publikuar një seri fotosh të stafit që punon duke respektuar protokollet antiCOVID duke sensibilizuar njëherazi opinion publik për masat mbrojtëse .”Virusi nuk është larguar ende, Ndaj kujdes është e vetmja mënyrë për t’u mbrojtur. Mbajtja e maskës, larja e duarve sa më shpesh, distanca nga njëri-tjetri dhe dezinfektimi i ambienteve”, citon njoftimi i ARRSH-së.