Aktori Ben Cross ka ndërruar jetë në moshën 72 vjeçare. Aktori u bë mjaft i njohur me rolin e atletit Harold Abrahams, në filmin ‘Chariots of Fire’. Lajmin e hidhur e bënë të ditur familjarët e tij, të cilët u shprehën se Ben vdiq papritur si pasojë e një sëmundjeje. Prej një kohe të shkurtër, ai ishte diagnostikuar me një sëmundje të rëndë, por vetëm ditët e fundit gjendja e tij ishte përkeqësuar së tepërmi.
Aktori ishte babai i dy fëmijëve, Lauren dhe Theo. Përfaqësuesit e tij thanë se ai sapo kishte mbaruar xhirimin e filmit horror ‘The Devil’s Light’ dhe gjatë këtij viti do kishte rolin kryesor në filmin romantik “Last Letter From Your Lover”.